Skiatorja çeke fiton garën dramatike

Skijim

Skiatorja çeke fiton garën dramatike

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Ester Ledecka, foto Reuters

Skiatorja nga Çekia, Ester Ledecka, triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.

Garë dramatike deri në pikën e fundit, por çekja për një fije të flokut fiton garën me kohë të kaluar për 1:24,64 minuta.

Ledecka për tre qindtat e sekondës ka qenë më e shpejt se zviceranja Corinne Suter. 

Federica Brignone zë pozitën e tretë me kohë më të dobët për 35 qindtat e sekondës se pozita e parë.  
Bashkëshortja e futbollisti nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut, renditet në pozitën e pestë me kohë më të ngadalshme për 78 qindtat se çekja.

Në supersllallomin e madh, Ledecka udhëheq me 100 pikë, pasojnë Suter me 80, Brignone 60 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhona prinë me 465 pikë, e ndjekur nga Gisin 327, Bassino 323 pikë etj.

Rezultatet 
 1. Ester Ledecka (Çekia)    1:24,64
 2. Corinne Suter (Zvicra)    +0,03
 3. Federica Brignone (Italia)    +0,35
 4. Marta Bassino (Italia)    +0,46
 5. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0,78
 6. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,84
 7. Soffia Goggia (Italia)    +0,85
 8. Elena Curtoni (Italia)    +1,17
 9. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,24
10. Keely Cashman (SHBA)    +1,29
10. Kajsa Lie (Norvegjia)    +1,29

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat