Kristoffersen më i shpejti në Madonna di Campiglio

Skijim

Kristoffersen më i shpejti në Madonna di Campiglio

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 22:15
Kristoffersen më i shpejti në Madonna di Campiglio, foto Reuters

Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, ka arritur fitoren e tij të 18-të në karrierë në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, në garën që u mbajt në Madonna di Campiglio të Italisë. Norvegjezi ka fituar në  Madonna di Campiglio edhe në vitin 2015 dhe 2016.

Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:35,35 minuta, duke lënë pas për 33 qindtat e sekondës bashkëkombësin e tij Sebastian Foss Solevaag. 

Gara ka qenë shumë interesante, fakti më i mirë është se Foss Solevaag për një qindtën e sekondës ka qenë më i shpejt se pozita e tretë, italiani Alex Vinatzer dhe dy të qindtat se austriaku Manuel Feller.

Tre skiatorë përfundojnë në pozitën e gjashtë, me kohë të njëjtë: Jean Grange (Franca), Linus Strasser (Gjermania) dhe Alexis Pinturault.

Në renditjen e sllallomit Henrik Kristoffersen udhëheq me 140 pikë, pasojnë Manuel Feller me 130, Ramon Zenhaeusern 120, Alex Vinatzer, Sebastian Foss-Solevaag 109 pikë etj. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Alexis Pinturault kryeson me 440 pikë, pasojnë Aleksander Aamodt Kilde 375, Marco Odermatt 340, Henrik Kristoffersen 312 pikë etj.

Garat e skive vazhdojnë në Itali me 28-29 dhjetor.

Rezultatet
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    1:35,35 minuta
2. Sebastian Foss Solevaag  (Norvegjia)        +0,33
3. Alex Vinatzer (Italia)    +0,34
4. Manuel Feller (Austria)    + 0,35
5. Clement NOEL  (Franca)    +0,44
6. Jean GRANGE (Franca)    +0,54
6 . Linus STRASSER (Gjermania)    +0,54
6. Alexis PINTURAULT (Franca)    +0,54
9. Marco SCHWARZ (Austraia)    +0,58
10. Kristoffer JAKOBSEN (Suedia)    +0,61

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat