Mayer fiton garën dramatike në disiplinën e lëshimit

Skijim

Mayer fiton garën dramatike në disiplinën e lëshimit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Matthias Mayer

Skiatori austriak, Matthias Mayer, ka shënuar fitore në garën dramatike në disiplinën e lëshimit, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Bormio të Italisë. 

Garë e fortë u zhvillua mes austriakëve, ku Mayer përfundon në pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:57,32 minuta apo për 4 qindtat ishte më i shpejt se Vincent Kriechmayr. 

Zvicerani Urs Kryenbühl me pak fat do ta fitonte garën, duke u renditur në pozitën e tretë dhe ngeci për 6 qindtat nga pozita e parë.

Image

Mayer feston

Skiatori italian Dominic Paris zuri vendin e katërt me kohën më të ngadalshme për 13 qindtat se Mayer dhe për 3 qindtat më i shpejt se zvicerani Mauro Caviezel.  

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kilde udhëheq me 465 pikë, tre më shumë se francezi Pinturault, duke lënë pas Odermatt 391, Kristoffersen 312, Caviezel 307 pikë etj. 

Në renditjen e lëshimit kryeson Kilde me 190 pikë, i ndjekur nga Mayer 158, Cochran-Siegle 136 pikë etj.

Rezultatet
1. Matthias Mayer (Austria)
2. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,04
3. Urs Kryenbühl (Zvicra) +0,06
4. Dominic Paris (Italia)    +0,13
 5. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,16
 6. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,28
 7. Ryan Cochran-Siegle (SHBA)    +0,30
 8. Matthieu Bailet (Franca)    +0,38
 9. Johan Clarey (Franca)    +0,47
10. Beat Feuz (Zvicra)    +0,59

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat