Skiatori gjerman fiton garën në Kroaci

Skijim

Skiatori gjerman fiton garën në Kroaci

Nga: K.Goca Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:23
Linus Strasser

Skiatori gjerman, Linus Strasser, ka shënuar fitore në garën tradicionale në Sljeme të Kroacisë. Ai zuri vendin e parë në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 2:01,30 minuta, duke e lënë pas për 10 qindtat austriakun Manuel Feller. 

Marco Schwarz nga Austria arriti në podium por mbetet për 16 qindtat larg pozitë së parë. 

Në sllallom Manuel Feller udhëheq me 210 pikë, i ndjekur nga Henrik Kristoffersen 166, Linus Strasser 153 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Alexis Pinturault  kryeson me 475 pikë, pasojnë Aleksander Aamodt Kilde 465, Marco Odermatt 391 pikë etj.

Rezultatet 
1. Linus Strasser (Gjermania)    2:01,30
2. Manuel Feller (Austria)    +0,10
3. Marco Schwarz (Austria)    +0,16
4. Michael Matt (Austria)    +0,46
5. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0,47
6. Victor Muffat-Jeandet (Franca9    +0,53
7. Clement Noel (Franca)    +0,54
8. Fabio Gstrein (Austria)    +0,58
9. Ramon Zenhäusern  (Zvicra)    +0,69
10. Daniel Yule (Zvicra)    +0,70
 10. H. Kristoffersen (Norvegjia) +0,70

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat