Pinturault fiton në sllallomin e madh dhe kryeson në renditjen e përgjithshme

Skijim

Pinturault fiton në sllallomin e madh dhe kryeson në renditjen e përgjithshme

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:05
Pinturault fiton në sllallomin e madh dhe kryeson në renditjen e përgjithshme

Skiatori francez, Alexis Pinturault, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Ai zuri vendin parë me kohë të kaluar për 2:18.26 minuta duke e lënë pas për 1 sekondë e 4 qindtat kroatin Filip Zubçiç. 

Pinturault ishte shumë më i mirë se rivalët, duke arritur fitore të madhe. Zvicerani Marco Odermatt zuri vendin e tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 11 qindtat se vendi i parë.

Në renditjen e sllallomit të madh, Odermatt kryeson me 350 pikë, pasojnë Pinturault 340, Zubçiç 288 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 575 pikë, pasojnë norvegjezi Alexander Aamodt Kilde me 515, Odermatt 451 pikë etj.

Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca) 2:18.26
2. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.04
3. Marco Odermatt (Zvicra) +1.11
4. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +2.21
5. Justin Murisier (Zvicra) +2.29
6. Loic Meillard (Zvicra) +2.39
7. Lucas Braathen (Norvegjia) +2.64
8. Leif Kristian Nestvold-Haugen (Norvegjia) +2.69
9. Henrik Krtistoffersen (Norvegjia) +2.80
10. Tommy Ford (SHBA) +2.85

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat