Pinturault - mjeshtër i sllallomit të madh

Skijim

Pinturault - mjeshtër i sllallomit të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:04
Pinturault - mjeshtër i sllallomit të madh

Skiatori francez, Alexis Pinturault, ka shënuar fitoren e dytë rresht në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës. 
Ai sërish u tregua më i mirë në sllallomin e madh, duke triumfuar me kohë të kaluar për 2:18,36 minuta. 

Pinturault, me këtë fitore tani përveç që kryeson në renditjen e përgjithshme, prijnë edhe në sllallomin e madh. 

Pinturault ka shënuar fitoren e tretë në këtë disiplinë në edicionin e sivjetshëm apo është shndërruar në mjeshtër të sllallomit të madh. 

Kroati Filip Zubçiç zuri vendin e dytë, me kohë më të dobët për 1 sekondë e 26 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i shpejt për 39 qindtat se zvicerani Loic Meillard. 

Në renditjen e përgjithshme, Alexis Pinturault udhëheq me 675 pikë, pasojnë Aleksander Aamodt Kilde 560, Marco Odermatt 501, Filip Zubçiç 455 pikë etj. Në sllallomin e madh Pinturault prinë me 440 pikë,  Odermatt 400, Zubçiç 368 Meillard 245 pikë etj.

Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca) 2:18.36
2. Filip Zubçiç (Kroacia)    +1.26
3. Loic Meillard (Zvicra) +1.65
4. Marco Odermatt (Zvicra) +1.67
5. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    +1.69
6. Luca De Aliprandini (Italia)    +2,06
7. Gino Caviezel (Zvicra)    +2,20
8. Roland Leitinger (Austria)    +2,24
9. Thibaut Favrot (Franca)        +2,25
10. Justin Murisier (Zvicra)    +2,54

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat