Feller i jashtëzakonshëm, +43 qindtat para Noelit

Skijim

Feller i jashtëzakonshëm, +43 qindtat para Noelit

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:57
Feller i jashtëzakonshëm, +43 para Noelit

Austriaku Manuel Feller është fitues i garës në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.

Feller arriti fitoren e parë në karrierën e tij, me kohë për 1:50.27 minuta apo me kohë më të mirë për 43 për qindtat e sekondës  se francezi Clement Noel, që renditet i dyti në klasifikim. Vendin e tretë e zuri fituesi i garës në Adelboden gjashtë ditë më parë, austriaku Marco Schwarz me 70 për qind të kohës më të dobët se fituesi i garës. 

Feller zuri vendin e tretë pas rrëshqitjes së parë, por me rezultatin më të mirë në rrëshqitjen e dytë ai arriti të kalojë Noelin dhe norvegjezin Sebastian Foss-Solevaag.

Me këtë fitore, Feller udhëheq renditjen e sllallomit me 310 pikë, një më pak ka Schwarz dhe 32 më pak gjermani Linus Strasser, që renditet i treti.

Kryesuesi i renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës është francezi Alexis Pinturault me 718 pikë, i dyti është norvegjezi Alexander Aamodt Kilde me 560, i treti zvicerani Marco Odermatt me 501 pikë etj.  Nesër sërish mbahet gara e sllallomit në Flachau.

Renditja
1. Manuel Feller (Austria)    1:50.27
2. Clement Noel (Franca)    +0.43
3. Marco  Schwarz (Austria)    +0.70
4. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    +0.81
5. Linus Strasser (Gjermania)    +1.20
6. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    +1.30
7. Dave Ryding (Britania e Madhe)    +1.58
 8. Luca Aerni (Zvicra)    +1.64
9. Alexis Pinturault (Franca) +1.77
10. Tanguy Nef (Zvicra)    +1.81

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat