Zvicerani më i miri në lëshim! Kryenbuhl lëndohet rëndë

Skijim

Zvicerani më i miri në lëshim! Kryenbuhl lëndohet rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:17
Beat Feuz, foto Reuters

Skiatori zviceran Beat Feuz triumfon në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Kitzbühel të Austrisë.

Kjo garë u përshkrua edhe me një moment tmerri!

Zvicerani Urs Kryenbuhl, pak para vijës së finishit, rrëzohet kur ishte në shpejtësinë 140 kilometra në orë, duke pësuar lëndime të rënda dhe me helikopter transportohet në njërën nga spitalet më të afërta.

Image

Urs Kryenbuhl, pak para vijës së finishit, rrëzohet

Sa i përket garës, Feuz ishte më i miri, duke arritur në cak me kohë të kaluar për 1:53,77 minuta, la pas për 16 qindtat austriakun Matthias Mayer. Në vend të tretë renditet italiani Dominik Paris por me kohë më të dobët për 56 qindtat se fituesi i garës dhe për 33 qindtat ishte më i shpejt se francezi Johan Clarey.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 778 pikë, pasojnë Kilde 560, Odermatt 501, Schwarz 466 pikë etj. Në lëshim Mayer udhëheq me 238 pikë, i ndjekur nga Feuz 226, KIlde 190, Paris 152 pikë etj.

Renditja 
1. Beat Feuz (Zvicra)    1:53,77
2  Matthias Mayer (Austria)    +0,16
3. Dominik Paris (Italia)    +0,56
4. Johan Clarey (Franca)    +0,89
5. Andreas Sander (Gjermania)    +0,95
6. Carlo Janka (Zvicra)    +1,37
7. Matthieu Bailet (Franca)    +1,50
8. Romed Baumann (Gjermania)     +1,51
9. Vincent Kriechmayr (Austria)    +1,62
10. Nils Allegre (Franca)    +1,64

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat