Goggia fiton garën e lëshimit në Crans Montana

Skijim

Goggia fiton garën e lëshimit në Crans Montana

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:30
Goggia fiton garën e lëshimit në Crans Montana

Italianja Sofia Goggia fitoi garën në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:10,20 minuta apo me kohë më të mirë për 20 qindtat se pozita e dytë, çekja Ester Ledecka. 

Skiatorja amerikane Breezy Johnson arriti në podium, e zuri vendin e tretë, por me kohë më të dobët për 57 qindtat se Goggia apo me kohën më të mirë për 32 qindtat se sllovakja e mirënjohur Petra Vlhova.

Jasmine Flury nga Kanada dhe Weidle nga Gjermania, arritën me kohë të njëjtë dhe përfunduan në vend të pestë apo me kohën më të ngadalshme për 95 qindtat se fituesja e garës. Vlhova udhëheq në renditjen e prëgjithshme me 825 pikë, duke lënë pas Gisin 715, Bassino 623 sosh etj. 

Renditja 
1. Sofia Goggia (Italia)    1:10,20
2. Ester Ledecka (Çekia)    +0,20
3. Breezy Johnson (SHBA)        +0,57
4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,89
5. Jasmine Flury (Kanada)    +0,95
5. Kira Weidle (Gjermania)    +0,95
7. Priska Nufer (Zvicra)    +1,05
8. Mirjam Puchner (Austria)    +1,07
9. Federica Brignone (Italia)    +1,09
10. Nadia Delago (Italia) +1,15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat