Marco Schwarz i jashtëzakonshëm, triumfon në garën e mbrëmjes 

Skijim

Marco Schwarz i jashtëzakonshëm, triumfon në garën e mbrëmjes 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 22:25
Marco Schwarz i jashtëzakonshëm, triumfon në garën e mbrëmjes 

Skiatori Marco Schwarz shkëlqeu në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në orët e vona të mbrëmjes në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë. 

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,04 minuta apo për 68 qindtat e sekondës ishte më i shpejt se francezi Clement Noel. 

Kryesuesi i renditjes së përgjithshme, Alexis Pinturault, përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për 82 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i shpejt për 27 qindtat se norvegjezi Sebastian Foss-Solevaagin.

Image

Në renditjen e sllallomit, Schwarz kryeson me 489 pikë, i dyti është Foss-Solevaag me 358 pikë, ndërsa i treti është Manuel Feller me 324 pikë etj. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 860 pikë, i dyti është Marco Odermatt me 607 pikë, i treti Schwarz  me 566 pikë etj.

Renditja 
1. Marco Schwarz  (Austria)   1:44,04 
2. Clement Noel (Franca)    +0,68 
3. Alexis Pinturault (Franca)    +0,82 
4. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    +1,09 
5. Ramon Zenhäusern  (Zvicra)    +1,10 
6. Albert Popov (Bullgaria)    +1,54 
7. Alexander Horoshilov  (Rusia)    +1,57 
8. Manfred Mölgg (Italia)    +1,58 
9. Loic Meillard (Zvicra)      +1,67 
10. Adrian Pertl (Austria)    +1,78

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat