Kriechmayr fiton të artën në Kampionatin Botëror

Skijim

Kriechmayr fiton të artën në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Kriechmayr fiton të artën në Kampionatin Botëror, foto AFP

Skiatori  austriak, Vincent Kriechmayr, ka fituar medaljen e artë në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina D'Ampezzo të Italisë.

Ai zuri vendin e parë me një epërsi të ngushtë, me gjithsej 7 qindtat para gjermanit Romed Baumann. Kriechmayr arriti në cak me kohë 1:19,41 minuta.  

Baumann u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Alexis Pinturault nga Franca, zë vendin e tretë me kohë më të dobët për 38 qindtat se pozita e parë. Pinturault fiton medaljen e bronztë. 

Kanadezi Brodie Seger i pafat përkundër rrëshqitjes së mirë, përfundon në pozitën e katërt dhe ngeci për 4 qindtat nga pozita e tretë, nga vendi ku do ta fitonte medaljen e bronztë.

Renditja 
1. Vincent Kriechmayr  (Austria)    1:19,41 
2. Romed Baumann (Gjermania)    +0,07 
3. Alexis Pinturault (Franca)    + 0,38 
4. Brodie Seger (Kanada)    +0,42 
5. Dominik Paris (Italia)    +0,55 
6. Matthias Mayer (Austria)    +0,60 
7. Matthieu Bailet (Norvegjia)    +0,72 
8. Travis Ganong (SHBA)    +0,75 
9. Andreas Sander (Gjermania)    +0,88 
10. Beat Feuz (Zvicra)    +0,93

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat