Garë dramatike, Kriechmayr fiton të artën! 

Skijim

Garë dramatike, Kriechmayr fiton të artën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:48
Garë dramatike, Kriechmayr fiton të artën! 

Austriaku Vincent Kriechmayr është mbreti i disiplinave të shpejta në Cortina D’Amepzzo të Italisë. 

Ai e fiton garën për 1 qindtat e sekondës para gjermanit Andreas Sander. 

Garë me emocione dhe dramatike deri në pikën e fundit, Kriechmayr fiton medaljen e artë në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:37,79 minuta, një qindtat e sekondës para Sander dhe 18 se zvicerani Beat Feuz.  

Sander fiton medaljen e argjendtë dhe Feuz të bronztën. 

Renditja 
1. Vincent Kriechmayr (Austria)    1:37,79
2. Andreas Sander (Gjermania)    +0,01
3. Beat Feuz (Zvicra)    +0,18
 4. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,65
 4 Dominik Paris (Italia)    + 0,65
 6. Christof Innerhofer (Italia)    +0,90
 7. Nils Allegre (Franca)    +0,97
 8. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    1,02
 9. Carlo Janka (Zvicra)    +1,08
 10. Henrik Bennett (SHBA)    +1,10

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat