Bashkëshortja e Valon Behramit e pandalshme, fiton medaljen tjetër të artë në Kampionatin Botëror

Skijim

Bashkëshortja e Valon Behramit e pandalshme, fiton medaljen tjetër të artë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:46
Bashkëshortja e Valon Behramit e pandalshme, fiton medaljen tjetër të artë në Kampionatin Botëror

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut Behrami, shton edhe një medalje të artë në vitrinat e saj. 

Ajo fiton medaljen e artë në sllallomin e madh në Kampionatin Botëror qlë po mbahet në Cortina të Italisë, medalja e dytë e artë pas supersllallomit të madh dhe po ashtu ka fituar edhe të bronztën në lëshim. 

Gut Behrami bëri rrëshqitje të jashtëzakonshme,  duke e mposhtur amerikanen Mikaela Shiffrin, e cila në rrëshqitjen e parë ishte më e mirë. Gut arriti në cak me kohë për 2:30,66 minuta.

Image

Gut Behrami feston

Bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, Gut Behrami nuk ka të ndalur, tre medalje deri me tash, dy të arta dhe një të bronztë. 

Image

Behrami doli e para me vetëm dy të qindtat e sekondës dhe u stolis me të artën, ndërsa Shiffrin me të argjendtën.

Image

Gut - Behrami

Katharina Liensberger nga Austria renditet më vend të tretë me kohë më të dobët për 9 qindtat e kohës se vendi i parë dhe fiton medaljen e bronztë.

Renditja
1. Lara Gut Behrami (Zvicra)     2:30,66 
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,02 
3. Katharina Liensberger (Austria)    +0,09 
4. Alice Robinson  (Zelanda e Re)    +0,73 
5. Ramona Siebenhofer  (Austra)    +1,26 
6. Maryna Gasienica Daniel (Polonia)    + 1,53 
7. Tessa Worley (Franca)    +1,64 
8. Wendy Holdener  (Zvicra)    +1,68 
9. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +1,70 
10. Nina O'Brien (SHBA)    +1,80 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat