Erjon Tola rezultat historik për Shqipërinë

Skijim

Erjon Tola rezultat historik për Shqipërinë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Erjon Tola rezultat historik për Shqipërinë

Rezultat historik për Shqipërinë në sportin skive, që kuptohet nuk ka kushtet e favorshme për t’u zhvilluar në vendin tonë. Skiatori ynë më i mirë, Erjon Tola, është renditur në vendin e 34-t në slalomin gjigant në Botërorin e Skive që po zhvillohet në Alpet Dolomite, në Cortina D’Ampezzo, Itali.

Një pozicion për t’u krenuar për anëtarin e delegacionit kuqezi, pasi në këtë garë morën pjesë 120 skiatorë nga 73 vende të botës. Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka patur këtë renditje në Kampiontin Botëror të Skive apo në Lojërat Olimpike Dimërore.

Është shumë e vështirë për një garues nga Shqipëria që konkurrojë me kaq dinjitet përballë skiatorëve nga Franca, Austria apo Zvicra, që dominojnë në këtë disiplinë sportive.

Këtë të shtunë do të zhvillohet gara finale e slalomit, ku Shqipëria përfaqësohet nga Chiara Di Camillo, ndërsa për meshkujt, në kualifikueset e slalomit, do të garojnë Vasil Veriga, Erion Tola, Kevin Qerimi dhe Ezio Leonetti. Kjo është dita me impenjative për skiatorët shqiptarë në Botërorin e Skive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat