Samira është e zemëruar me veprimin e burrit të saj: Ka dy fjalë të rënda për të

Skijim

Samira është e zemëruar me veprimin e burrit të saj: Ka dy fjalë të rënda për të

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:57
Samira është e zemëruar me veprimin e burrit të saj: Ka dy fjalë të rënda për të

Samira Zargara, trajnerja e kombëtares së grave të Iranit është duke u përballur me një problem.

Gjegjësisht, burri i saj e ndaloi atë të ishte me sportistet e tij në Kampionatin Botëror që u zhvillua në “Cortina d’Ampezzo”.

Ligji në Iran lejon që burri t’ia ndalojë gruas të largohet nga vendi dhe burri i Samirës e ka përdorur këtë mundësi.

Samira është e zemëruar me veprimin e burrit të saj.

“Ai ma ndaloi të shkoja në Itali. Jam e trishtuar. Gjithashtu kërkova ndihmë nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit, por asgjë nuk mund të bënin. Burri im tallej me punën time dhe skuadrën time”, zbuloi ajo.

Gjatë kampionatit botëror, i cili përfundoi të dielën, Samira fliste në telefon me katër skiatoret e saj – para garës, mes garës dhe në fund të ditës.

“Jam krenare me to. Tani që kampionati ka mbaruar, unë do të nis një fushatë për të shfuqizuar atë ligj”, tha Samira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat