Bashkëshortja e Valon Behramit, nuk është normal! Ja çfarë bën sot!

Skijim

Bashkëshortja e Valon Behramit, nuk është normal! Ja çfarë bën sot!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 shkurt 2021 Në ora: 14:38
Lara Gut Behrami

Pas shkëlqimit në Kampionatin Botëror (dy medalje të arta: sllallom të madh e supersllallom të madh dhe një të bronztë në lëshim), që u mbajt në Cortina të Italisë, Lara Gut Behrami, bën edhe një çmenduri apo nuk është normal siç thuhet në zhargonin sportiv!

Sepse nuk ka kush i del para në muajit e fundit, fitore pas fitore, kjo është mrekulli.

Ajo fiton në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val di Fassa të Italisë dhe aq më bukur tani është lidere në renditjen e përgjithshme. Bashkëshortja e Valon Behramit ka 29 vjeç por është në kulmin e formës!

Image

Ramona Siebenhofer

Gut Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:23,93 apo ishte më e shpejt për 2 qindtat se austriakja Ramona Siebenhofer.

Vërtetë ishte një garë e fortë, me emocione dhe fitore tejet e ngushtë e Gut Behramit, por shumë e ëmbël.

Në pozitën e tretë renditet Corinne Suter e Zvicrës me 26 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës dhe për 7 qindtat më e mirë se Kira Widle nga Gjermania.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Lara Gut Behrami, është lidere e re, ka 1047 pikë, e ndjekur nga sllovakja Vlhova me 1018,  Gisin 836, Bassino 744, Goggia 740 pikë etj.

Në renditjen e lëshimit, Goggia kryeson me 480 pikë, pasojnë Suter, 330, Johnson, 330, Gut Behrami 283 pikë etj.

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:23,93

2. Ramona Siebenhofer (Austria) +0,02

3. Corinne Suter (Zvicra) +0,26

4. Kira Weidle (Gjermania)   +0,33

5. Breezy Johnson (SHBA)     +0,36

 6. Kajsa V. Lie (Norvegjia)    +0,82

7. Michele Gagnon (Kanada)          +0,84

 8. Laura Pirovano (Italia)     +0,90

9. Michelle Gisin (Austria)    +1,12

9 . Petra Vlhova (Sllovakia)  +1,12

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat