Nuk ka të ndalur bashkëshortja e Valon Behramit!

Skijim

Nuk ka të ndalur bashkëshortja e Valon Behramit!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Lara Gut Behrami

Skiatorja zvicerane, Lara Gut Behrami, është në formë jetësore dhe regjistron fitoren e dytë rresht në disiplinën e lëshimit, që po mbahet në Val di Fassa të Italisë. 

Gut Behrami, bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur të Kosovës, Valon Behrami, edhe sot ka treguar rrëshqitje të jashtëzakonshme, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,53 apo ishte më e shpejt për 32 qindtat e sekondës se bashkëkombësja e saj, Corinne Suter. 

Në vendin e tretë renditet Kira Weidle nga Gjermania. 

Image

Lara Gut Behrami

Austriakja Ramona Siebenhofer zuri vendin e katërt me 76 qindtat e kohës më të dobët se Gut Behrami apo me kohë më të mirë për 3 qindtat se Laura Pirovano e Italisë dhe Kajsa Lie e Norvegjisë. 

Gut Behrami thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme ndaj rivales sllovake Petra Vlhova. 
Zvicerania  kryeson me 1147 pikë, e përcjellë nga Vlhova (1040), Gisin ()872) etj.

Në renditjen e lëshimit Goggia udhëheq me 480 pikë, pasojnë Suter 410, Gut Behrami 383 pikë etj.

Renditja  
1. Lara Gut Behrami  (Zvicra)     1:25,53
2. Corinne Suter (Zvicra)    +0,32
3. Kira Weidle (Gjermania)     +0,68
4. Ramona Siebenhofer      (Austria)     + 0,76
5. Laura Pirovano (Italia)    +0,79
5 . Kajsa Lie (Norvegjia)    +0,79
 7. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,81
 8. Jasmine Flury  (Zvicra)    +0,82
 9. Michele Gagnon (Kanada)     +0,94
 10. Elena Curtoni (Italia)    +1,01

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat