Gut Behrami fiton Globin e Vogël të Kristaltë! Brignone fiton garën      

Skijim

Gut Behrami fiton Globin e Vogël të Kristaltë! Brignone fiton garën      

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Gut Behrami fiton Globin e Vogël të Kristaltë! Brignone fiton garën      

Skiatorja zvicerane, Lara Gut Behrami, edhe zyrtarisht është kampione e Kupës së Botës në disiplinën e supersllallomit të madh. 

Gut Behrami ka fituar Globin e Vogël të Kristaltë. Ajo sot nuk ka arritur fitoren e tretë rresht (pas dy fitoreve në lëshim), por përfundoi në pozitën e dytë me kohë më të dobët për 59 qindtat se Federica Brignone nga Italia.  

Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:14,61 minuta në garën që u mbajt në Val di Fassa të Italisë. 

Image

Lara Gut Behrami

Corinne Suter përfundon në pozitën e tretë dhe për 6 qindtat më e shpejt se pozita e katërt, Elena Curtoni. 

Në renditjen e supersllallomit të madh, Gut Behrami kryeson me  525 pikë, duke e lënë pas Brignonen 323, Suter 310 pikë etj.

Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1227 pikë
2. Petra Vlhova (Sllovakia) 1042
3. Michelle Gisin (Zvicra) 892
4. Marta Bassino (Italia) 790
5. Federica Brignone (Italia) 759
6. Sofia Goggia (Italia) 740
7. Corinne Suter (Zvicra) 735
8. Mikaela Shiffrin (SHBA) 615
9. Katharina Liensberger (Austria) 497
10. Tamara Tippler (Austria) 483

Renditja 
1. Federica Brignone (Italia)    1:14,61 
2. Lara Gut Behrami (Zvicra)    +0,59 
3. Corinne Suter (Zvicra)    +0,72 
4. Elena Curtoni  (Italia)    +0,78 
5. Francesca Marsaglia (Italia)    +0,83 
6. Marta Bassino (Italia)    +0,86 
7. Ragnhild Mowinckel  (Norvegjia)    +0,90 
8. Tamara Tippler (Austria)    +1,17 
9. Tessa Worley  (Franca)    +1,49 
10. Alice Robinson  (Zelanda e Re)    +1,54

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat