​Albin Tahiri edhe më afër normës olimpike Pekini 2022

Skijim

​Albin Tahiri edhe më afër normës olimpike Pekini 2022

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:05
​Albin Tahiri

Skitari Albin Tahiri zë vendin e 21-të në garën e Tarvisios??, i afrohet normës olimpike Pekini 2022, disiplina e super sllallomit të madh.

Skitari ynë, Albin Tahiri, ka zënë vendin e 21-të në garën e Tarvisios së Italisë, disiplina e super sllallomit të madh.

Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa. Në garë morën pjesë 82 garues, 15 dolën nga shtegu.

Rezultati i sotëm i tij ishte brenda kritereve olimpike, që nënkupton se Albin Tahirit i mjafton edhe një rezultat përafërsisht i tillë për të fituar normën olimpike Pekini 2022, në disiplinën e super sllallomit të madh.

Komiteti Olimpik i Kosovës me në krye presidentin Ismet Krasniqi, uron suksesin e radhës nga Albin Tahiri dhe sportistëve tjerë, të cilët janë në rrugë të mbarë për të siguruar sa më shumë norma olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri deri më tani plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për normë olimpike në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, ndërsa Arbi Pupovci në disiplinën e sllallomit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat