Odermatt fiton garën para 10 mijë shikuesve 

Skijim

Odermatt fiton garën para 10 mijë shikuesve 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:04
Odermatt fiton garën para 10 mijë shikuesve 

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, triumfon në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Solden të Austrisë. 

Odermatt fiton garën në një atmosferë madhështore, 10 mijë shikues. 

Zvicerani zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05,94 minuta, duke e lënë pas për 7 qindtat austriakun Roland Leitinger.

Image

Tre të parët

Slloveni Zhan Kranjec  renditet në vend të tretë me 10 qindtat e kohës me të dobët se fituesi i garës. 

Francezi Alexis Pinturault nuk e pati ditën e tij, dike e zënë vendin e pestë me kohë më të ngadalshme për 62 qindtat se pozita e parë.

Leitinger ishte më i mirë në rrëshqitjen e parë, me kohë më të mirë për 19 qindtat se vendi i dytë, Favre i Francës, por në rrëshqitjen e dyte nuk arriti të ruajë pozitën e parë.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra)    2:05,94
 2. Roland Leitinger (Austria)    +0,07
 3. Zhan Kranjec  (Sllovenia)      +0,10
 4. Gino Caviezel (Zvicra)    +0,39
 5. Alexis Pinturault (Franca)    +0,62
 6. Rriver Radamus (SHBA)    +0,68
 7. Lucas Braathen (Norvegjia)    +0,72
 8. Luca De Aliprandini (Italia)    +0,79
 9. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0,89
10. Rasmus Windingstad  (Norvegjia) +0,92

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat