Skiatorja austriake ka shumë të përbashkëta me Zvicrën

Skijim

Skiatorja austriake ka shumë të përbashkëta me Zvicrën

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:46
Katharina Liensberger

Skiatores austriake, Katharina Liensberger, nuk i intereson rivaliteti!

Ajo jeton jo shumë larg kufirit, i pëlqen ecja në Alpstein dhe i dashuri i saj studion në Zurich.

Katharina Liensberger (24 vjeç) ka shumë të përbashkëta me Zvicrën.

Liensberger jo vetëm që jeton afër Zvicrës, por edhe shumë shpesh lëviz në anën tjetër të kufirit.

“Në verë ne shpesh shkojmë shëtitje në Alpstein, për shembull në Santis.

Është e mrekullueshme.

Ose shkojmë me biçikletë në drejtim të liqenit”, tha mes të tjera skiatorja. 

Ajo synon të përgatitet sa më mirë për garat në sllallom që mbahen në Levi të Finlandës, për fundjavën e ardhshme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat