Skiatori shqiptar, Erjon Tala e fiton garën në Dubai

Skijim

Skiatori shqiptar, Erjon Tala e fiton garën në Dubai

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:50
Skiatori shqiptar, Erjon Tala e fiton garën në Dubai

Skiatori shqiptar, Erjon Tola, ka zënë vendin e parë në garat e sallave të mbyllura në Dubai Timor Leste ENL races, gara të çertifikuara nga FIS.

Tola garoi në Slalom dhe shënoi kohën 55.48s, duke zënë kështu vendin e parë nga 22 sportistë pjesëmarrës, ka njoftuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

Kjo garë garë ishte edhe një testim i formës së tij fizike në kuadër të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”.

KOKSH i ka uruar shumë suksese Erjonit, duke shpresuar që flamuri shqiptar të valëvitet gjithmonë me krenari në arenën ndërkombëtare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat