Kosova me tre skiatorë në Itali

Skijim

Kosova me tre skiatorë në Itali

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Kosova me tre skiatorë në Itali

Federata Skitare e Kosovës, me kryetar Milaim Kelmendi, ka bërë të ditur se do të marrin pjesë me disa skiatorë në Itali.

Dy skiatorë dhe një skiatore, do të marrin pjesë në  garën e disiplinës së sllallomit.

“Në garën e djeshme të zhvilluar në disiplinën e sllallomit  në kategorinë e femrave, Kiana Kryeziu arriti të rradhitet në vendin e 33-të në një konkurencë shumë të fortë prej 50 garueseve.

Në garën e sotshme fati nuk ishte në anën e Kianës pasi u diskualifikua në lëshimin e parë.

Kurse në vazhdim, më 20-21 nëntor,  anëtarët e Kombëtares  së Kosovës, si Arbi Pupovci, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, do të marrin pjesë në Livingo të Italisë në disiplinën e sllallomit”, njofton Federata Skitare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat