Edhe një fitore e sllovakes! Tri Katharina në Top 10-sh

Skijim

Edhe një fitore e sllovakes! Tri Katharina në Top 10-sh

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 14:40
Edhe një fitore e sllovakes! Tri Katharina në Top 10-sh

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, regjistron fitoren e dytë me radhë në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës. 

Vlhova sërish e la pas amerikanen Mikaela Shiffrin. Sllovakja triumfoi me kohë të kaluar për 1:45,22 minuta apo për 47 qindtat ishte më e shpejt se Shiffrin.

Në podium arriti edhe skiatorja gjermane, Lena Dürr.

Ajo ka kohën më të dobët për 78 qindtat se fituesja e garës apo për 19 qindtat më të mirë se zviceranja Wendy Holdener. 

Tri skiatore austriake, me emrin Katharina renditen në Top 10-sh, si Katharina Liensberger, Katharina Truppe e Katharina Huber (Austria).

Renditja

1. Petra Vlhova (Sllovakia)  1:45,22
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)   +0.47
3. Lena Dürr (Gjermania)  +0.78
4. Wendy Holdener  (Zvicra) +0.97
5. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.24
6. Martina Dubovska (Çekia) +1.40
7. Ana Bucik (Sllovenia) +1.46
8. Katharina Liensberger (Austria) +1.64
9. Katharina Truppe (Austria) +1.66
10. Katharina Huber (Austria) +1.77

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat