Lara Gut-Behrami merr pjesë në garën që mbahet në SHBA

Skijim

Lara Gut-Behrami merr pjesë në garën që mbahet në SHBA

Nga: K.Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Lara Gut-Behrami merr pjesë në garën që mbahet në SHBA

Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami (30-vjeçare), bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, priti një kohë të gjatë, shumë të gjatë. 

Më pas ajo e bëri vaksinimin e parë kundër virusit korona në mes të muajt tetor. 

“A ishte vonuar ajo me këtë?  

Image

Të paktën për sllallomin e madh në Killington (SHBA) të së shtunës së ardhshme, kjo ishte diçka për t'u frikësuar. Sepse, SHBA kërkon një vaksinim të dyfishtë për hyrje që është të paktën dy javë më herët”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”. 

“Ka një kthesë të papritur!

Dy herë kampionja e botës, e cila kishte frikë nga efektet anësore dhe pasojat afatgjata nga vaksinimi, do të udhëtojë për në SHBA.

Si është e mundur? Ndërsa Gut-Behrami hesht për këtë temë, përgjigja është sa e thjeshtë aq edhe e dukshme: Ajo nuk la të kalonte koha e zakonshme e pritjes prej katër javësh, por e mori më herët”, shkruan me tej.

Drejtori zviceran i sporteve alpine, Walter Reusser, thotë: "Ne përgjithësisht nuk komentojmë mbi këtë temë”. Ai thekson se për të është e rëndësishme përgjegjësia personale e sportistëve.

"Në të njëjtën kohë, ne përpiqemi t'u japim të gjithë sportistëve mbështetjen më të mirë të mundshme - pavarësisht se si ndihen ata për korona".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat