Çfarë po ndodh me Lara Gut-Behramin? 

Skijim

Çfarë po ndodh me Lara Gut-Behramin? 

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 18:07
Çfarë po ndodh me Lara Gut-Behramin? 

Swiss-Ski konfirmon se Lara Gut-Behrami ende po lufton me gripin që e kapi para garave paralele në Lech/Zürs të Austrisë, para dy javë e gjysmë. 

Fluturimi i gjatë i saj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po ashtu i ftohti dhe lagështia e ditëve të fundit kanë bërë që të shfaqen simptomat e gripit. 

Kjo është arsyeja pse Lara ka bërë një kontroll të mushkërive te një specialist. 

Por kjo nuk shfaqi asnjë problem.  Gut-Behrami i mbetet vetëm të kurojë gripin.

Megjithatë, mund të supozohet se Gut-Behrami do të nisë të premten dhe të shtunën garën në lëshim, si dhe në supersllallomin e madh të dielën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat