Dramë e madhe në Beaver Creek, Kilde + 3 qindtat e sekondës para zviceranit 

Skijim

Dramë e madhe në Beaver Creek, Kilde + 3 qindtat e sekondës para zviceranit 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:52
Kilde

Dramë e madhe u zhvillua në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skiatori norvegjez Alexander Aamodt Kilde, triumfon me kohë të kaluar për 1:10,26 apo ishte më i shpejt për 3 qindtat se zvicerani  Marco Odermatt. 

Zvicerani ishte i pafat, për një fije të flokut i iku fitorja, për të rreshtuar të dytën me radhë, pasi që dje ngadhënjeu në supersllallom të madh.

 Amerikani Travis Ganong arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me 37 qindta e sekondës me të dobët se fituesi i garës.

Renditja 

1. Aleksander Kilde (Norvegjia)    1:10,26
2. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,03
3. Travis Ganong (SHBA)    +0,37
4. Mathias Mayer (Austria)  +0,92
5. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,95
6. Alexis Pinturault (Franca)    + 0,98
7. Matthieu Bailet (Franca)    +1,20
8. Raphael Haaser (Austria)    +1,45
9. Gino Caviezel (Zvicra) +1,46
10. Andreas Sander (Gjermania)    +1,56

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat