Sofia Goggia më e mira në lëshim

Skijim

Sofia Goggia më e mira në lëshim

Nga: K.Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 22:36
Sofia Goggia më e mira në lëshim

Skiatorja nga Italia, Sofia Goggia, ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,95 minuta apo ishte më e shpejt për një sekondë e 47 qindtat se pozita e dytë, amerikanja Breezy Johnson. 

Austriakja Mirjam Puchner renditet në pozitën e tretë por me kohë më të ngadalshme për 7 qindtat e sekondës së pozita e dytë. 

Lara Gut – Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami, nuk e kishte ditën e saj, renditet në vend të 17-të më kohën më të ngadalshme për 2 sekonda e 74 qindtat se pozita e parë.

Renditja 

1. Sofia Goggia (Italia)    1:46,95
2. Breezy Johnson (SHBA)    +1,47
3. Mirjam Puchner (Austria)    +1,54
4. Ramona Siebenhofer (Austria)    +1,96
5. Corinne Suter (Zvicra)    +2,02
6. Nadia Delago (Italia) +2,09
7. Cornelia Hütter (Austria)    +2,15
8. Nicol Delago (Italia)    +2,16
9. Jasmine Flury (Zvicra)    +2,31
10. Kira Weidle (Gjermania)  +2,32

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat