Edhe një fitore e skiatores italiane

Skijim

Edhe një fitore e skiatores italiane

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:04
Sofia Goggia

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila po mbahet në Qendrën e Skive në Lake Louise të Kanadasë. 

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48,42 minuta. Skiatorja amerikane Breezy Johnson sërish e dyta, por kësaj radhe me kohë më të dobët për 84 qindtat e sekondës se fituesja e garës.

Corinne Suter e Zvicrës renditet në vend të tretë me kohë më të mirë për 18 qindtat se Cornelia Huetter e Austrisë.

Renditja

1. Sofia Goggia (Italia) 1:48,42
2. Breezy Johnson (SHBA)    +0,84
3. Corinne Suter (Zvicra)    + 0,98
4. Cornelia Huetter (Austria) + 1,16
5. Christine Scheyer (Austria)     +1,33
6. Nadia Delago (Italia)     +1,34
7. Kira Weidle (Gjermania) +1,44
8. Mirjam Puchner Austria) + 1,52
9  Michelle Gagnon (Kanada)    + 1,60
10. Federica Brignone (Italia) +1,70

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat