Lajme të këqija për skiatorin norvegjez

Skijim

Lajme të këqija për skiatorin norvegjez

Nga: K.Goca Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:56
Lajme të këqija për skiatorin norvegjez

Skiatori norvegjez, Kjetil Jansrud, do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të ligamenteve.

Ai u lëndua në garën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sezoni ka mbaruar për mua, por jam i motivuar të bëj gjithçka që është e nevojshme për t'u rikthyer”, tha 36-vjeçari.

Jansrud do t'i nënshtrohet operacionit dhe së paku 6-9 muaj do të mbetet jashtë shtigjeve të bardha. Kështu që ai do të humb Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në karrierën e deritanishme, specialisti i disiplinave të shpejta fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 2014 në supersllallom të madh, ndërsa në vitin 2019 fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror në lëshim.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë në program nga data 4 deri më 20 shkurt të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat