Marco Odermatt në formë, më i shpejti në sllallomin e madh 

Skijim

Marco Odermatt në formë, më i shpejti në sllallomin e madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:21
Marco Odermatt në formë, më i shpejti në sllallomin e madh 

Skiatori zviceran Marco Odermatt triumfon në disiplinën e sllallomit të  madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës. 

Odermatt pengoi festën franceze në Val d'Isere, duke e mposhtur Alexis Pinturaultin në shtëpi.

Odermatt ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit, me kohë të kaluar  për 2:12.31 minuta.

Ai ka lënë pas vetes për 59 qindtat Pinturaultin. Odermatt edhe në rrëshqitjen e parë ishte më i mirë e për 32 qindtat ëm i shpejtë se Pinturault.

Austriaku Manuel Feller përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për sekondë e 24 qindtat larg vendit të parë.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra)    2:12.31 
2. Alexis Pinturault (Franca)     +0,59
3. Manuel Feller  (Austria)    +1,24
 4. Luca De aliprandini  (Italia)    +1,31
 5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1,59
 6. Alexander Schmid (Gjermania)    +1,92
 7. Loic Meillard (Zvicra) +1,93
 8. Mathieu Faivre (Franca)    +2,04
 9. Justin Murisier (Zvicra)    +2,14
10. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +2,19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat