Goggia edhe një herë tregon klasin e saj në disiplinën e lëshimit

Skijim

Goggia edhe një herë tregon klasin e saj në disiplinën e lëshimit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:12
Goggia edhe një herë tregon klasin e saj në disiplinën e lëshimit

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, edhe një herë tregon klasin e saj në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës.

Soffia ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:41,71 minuta, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës. 

Ajo ka kohën më të mirë për 27 qindtat se skiatorja amerikane Breezy Johnson.

Austriakja Mirjam Puchner renditet në pozitën e tretë me 91 qindtat e sekondave më të dobët se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Goggia kryeson me  535 pikë, 10 më shumë se Shiffrin, pasojnë Vlhova (340), Gut  -Behrami (298), Johnson (293) etj.

Në disiplinën e lëshimit, Goggia udhëheq me 300 pikë, 60 më shumë se Johnson.

Renditja 

1. Sofia Goggia (Italia)    1:41,71 
2. Breezy Johnson (SHBA)     +0,27 
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,91 
4. Ramona Siebenhofer (Austria)        +1,33 
5. Ilka Shtuhec (Sllovenia)    +1,37 
6. Corinne Suter (Zvicra)    +1,43 
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +1,44 
8. Nadia Delago (Italia)    +1,45 
9. Elena Curtoni (Italia)    +1,52 
10. Michella Gisin (Zvucra)    +1,61

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat