Petra Vlhova dominon në sllallom 

Skijim

Petra Vlhova dominon në sllallom 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:26
Petra Vlhova dominon në sllallom 

Skiatore sllovake, Petra Vlhova, triumfon në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Lienz të Austrisë.

Vlhova zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42,07 minuta, duke e lënë pas për 51 qindtat Katharina Liensberger.

Skiatorja zvicerane Michelle Gisin renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 68 qindtat se sllovakja.  

Austriakja Katharina Truppe është në vend të katërt me kohë më të dobët për 78 qindtat se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin, udhëheq me  750 pikë, pasojnë Goggia me 657 e Vlhova 615.

Në renditjen e sllallomit Vlhova prin me 380 pikë, duke lënë pas Shiffrin me 260 e Liensberger me 202 pikë.

Renditja
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:42,07
 2. Katharina Liensberger (Austria)     +0,51
 3. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,68
 4. Katharina Truppe (Austria)    +0,78
 5. Ëendy Holdener (Zvicra)    +1,04
 6. Katharina Gallhuber  (Austria) +1,40
 7. Camille Rast (Zvicra)    +1,48
 8. Mina Holtmann (Norvegjia)     +1,49
 9. Laurence Germain (Kanada)    +1,52
10. Sara Hector (Suedia) +1,60

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat