Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë

Skijim

Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
Kiana Kryeziu dhe Agim Pupovci

Kiana Kryeziu fiton medaljen e argjendtë dhe bënë një hap tjetër drejt normës olimpike Pekini 2022.

Skitarja jonë, Kiana Kryeziu, ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Kollashin të Malit të Zi.

Kryeziu fitoi medaljen në disiplinën e sllallomit, duke përfunduar në vendin e dytë nga 15 pjesëmarrëse. Koha e saj ishte 1 minutë e 57.77 sekonda.

17-vjeçarja arriti të përmbush kriterin e dytë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022. Për të fituar normën, i duhen edhe tri rezultate me më pak se 160 pikë të FIS-it.

Në konkurrencën e njëjtë, Arba Pupovci u rendit e shtata.

Gara e meshkujve e planifikuar për sot në sllallom u anulua shkaku i kushteve jo të përshtatshme të borës.

Për ekipin tonë që po drejtohet nga përzgjedhësi i Kombëtares, Agim Pupovci, gara e sotme ishte e fundit për këtë vit, kurse menjëherë nga janari do të vazhdojnë me gara tjera.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat