Petra Vlhova fiton garën në Kroaci 

Skijim

Petra Vlhova fiton garën në Kroaci 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:41
Petra Vlhova fiton garën në Kroaci 

Skiatorja sllovake Petra Vlhova është fituese e sllallomit të Kupës së Botës në Sleme të Zagrebit në Kroaci. 

Vlhova tregon formën më të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:56.99 minuta. 

Sllovakja pati kohën më të mirë për 50 qindtat se amerikania Mikaela Shiffrin.

Image

Petra Vlhova

Vlhova, edhe në rrëshqitjen e parë ishte më e mirë se Shiffrin.

Në vend të tretë renditet austriakja Katharina Liensberger por me kohë më të dobët për 2 sekonda e 11 qindtat se fituesja e garës. 

Në renditjen e sllallomit, Vlhova udhëheq me 480 pikë, e ndjekur nga Shiffrin me 340, Liensberger 262 pikë etj.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 830 pikë, pasojnë Vlhova 715, Goggia 657 pikë etj.

Renditja 

1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:56.99
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.50
3. Katharina Liensberger (Austria) +2.11
4. Wendy Holdener (Zvicra) +2.36
5. Ali Nullmeyer (Kanada) +2.58
6. Katharina Gallhuber (Austria) +3.00
7. Leona Popoviq (Kroacia) +3.05
8. Aana Bucik (Sllovenia) +3.26
9.Maria Therese (Norvegjia) +3.27
10. Michelle Gisin (Zvicra )    +3.28

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat