Madhështore, 12 mijë shikues në skijim!

Skijim

Madhështore, 12 mijë shikues në skijim!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 19:48
Madhështore, 12 mijë shikues në skijim!

Madhështore në Kupën e Botës në skijim. Në Qendrën e Skive në Adelboden të Zvicrës, sot u mbajt gara në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u përcoll nga 12 mijë shikues, duke krijuar atmosferë fantastike.

Zvicerani Marco Odermatt shënoi fitore dhe festoi para 12,000 tifozëve të zjarrtë të shtigjeve të bardha.

“Mbi 12,000 shikues. Ajo që vihet re në pamjet televizive është se shumë pak njerëz mbajnë maskë.

Gazetari i ‘Blick’ Marcel W. Perren e konfirmon këtë. Siç deklarojnë organizatorët e garës së Kupës së Botës në faqen e tyre, rregullorja 3G zbatohet për të gjithë zonën e jashtme. Nuk ka asnjë detyrim për të mbajtur maskë, vetëm rekomandohet.

“Tifozët e skive mbajnë maskë për solidaritet”, thonë ata”, shkruan mes të tjera “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat