Rikthim spektakolar i gruas së Valon Behramit

Skijim

Rikthim spektakolar i gruas së Valon Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:25
Rikthim spektakolar i gruas së Valon Behramit

Gruaja e Valon Behramit, Lara Gut Behrami, tregon fuqinë e kampiones së botës, duke fituar garën në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës.

Një fitore shumë e ëmbël, aq me tepër pas rikthimit të saj që u ballafaqua me telashe, sidomos me virusin korona. 

Një rikthim spektakolar i Lara Gut Behramit në Qendrën e Skive në Zauchensee të Austrisë.

Image

Gut Behrami

Gut Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45,78 minuta.

Gut Behrami doli e para për 10 qindtat e kohës më të mirë se skiatorja gjermane Kira Weidle.

Në vend të tertë renditet Ramona Siebenhofer me kohë më të dobët për 44 qindtat se gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami.

Renditja 

1. Lara Gut Behrami (Zvicra)   1:45,78
2. Kira Weidle (Gjermania) +0,10
3. Ramona Siebenhofer (Austria)    +0,44
4. Nadia Delago (Italia)    +0,52
5. Michelle Gagnon (Kanada)    +0,68
6. Federica Brignone (Italia)    +0,87
7. Corinne Suter (Zvicra)    +0,99
8. Ester Ledecka (Çekia)    +1,06
9. Jasmine Flury (Zvicra)    +1,24
10. Christina Scheyer (Austria)    +1,26

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat