Federica Brignone triumfon në supersllallomin e madh, Gut- Behrami në Top 10-sh

Skijim

Federica Brignone triumfon në supersllallomin e madh, Gut- Behrami në Top 10-sh

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:02
Federica Brignone triumfon

Skiatorja Lara Gut - Behrami pas fitores në disiplinën e lëshimit, sot nuk arriti të përsëris suksesin e ditës së djeshme, duke përfunduar në Top 10-sh në disiplinën e Supersllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Zauchensee të Austrisë.

Skiatorja nga Italia, Federica Brignone, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:10,84 minuta. 

Skiatorja italiane për 4 qindtat e mposhti zviceranen Corinne Suter. 

Image

Lara Gut - Behrami

Garë dramatike por Suter ka qenë e pafat dhe u desh të kënaqej me vendin e dytë. 

Austriakja Ariane Radler përfundon në pozitën e tretë dhe me vetëm 17 qindtat  larg pozitës së parë.

Lara Gut – Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami, renditet në pozitën e 10-të, me 64 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia)    1:10.84
2. Corinne Suter (Zvicra)        +0.04
3. Ariane Raedler (Austria)    +0.17
4. Marta Bassino (Italia)    +0.43
5. Laura Gauche (Franca)    +0.51
5. Tessa Worley (Franca)    +0.51
7. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +0.53
8. Elena Curtoni (Italia)    +0.59
9. Ester Ledecka (Çekia)    +0.60
10. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0.64

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat