Një tjetër sllallom i çmendur dhe fitorja e parë historike për Mbretërinë e Bashkuar

Skijim

Një tjetër sllallom i çmendur dhe fitorja e parë historike për Mbretërinë e Bashkuar

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:10
Dave Ryding

Sllallomi i pestë i sezonit ka qenë drithërues dhe me një rezultat të jashtëzakonshëm: pasi që favoritët në finalen e Kitzbuhelit të Austrisë në kushte të këqija bënë gabime në seri, së fundi fiton skiatori nga Britania e Madhe Dave Ryding. Ai fiton për herë të parë në karrierën e tij. 

“Një tjetër sllallom i çmendur dhe fitorja e parë historike për Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.

Dave Ryding ka shkaktuar senzacion në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, duke fituar me kohë të kaluar për 1:41.26 minuta.

Ai la pas për 38 qindtat norvegjezin Lucas Braathen. Norvegjezi Henrik Kristoffersen renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 65 qindtat se fituesi i garës.

Renditja

Renditja
1. Dave Ryding (Britania e Madhe) 1:41.26
2. Lucas Braathen (Norvegjia) + 0.38
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) + 0.65
4. Michael Matt (Austria)   +0,78
5. Johannes Strolz (Austria)    +0,80
6. Tomasso Sala (Italia)    +0,86
7. Loic Meillard  (Zvicra)     +0,88
8. Marc Rochat (Zvicra)    +0,96
9. Simon Maurberger (Italia)    +1,01
10. Filip Zubçiç (Kroacia)    +1,09

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat