Suedezja ngadhënjen në sllallomin e madh, Shiffrin e pesta

Skijim

Suedezja ngadhënjen në sllallomin e madh, Shiffrin e pesta

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:44
Sara Hector, Foto: Alessandro Trovati/AP

Skiatorja suedeze, Sara Hector, është fituese e garës në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kronplatz të Italisë.

Hector zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:03,63 minuta, me kohën më të mirë për 15 qindtat se sllovakja Petra Vlhova. 

Është interesant se në rrëshqitjen e parë Vlhova udhëhoqi me 34 qindtat por kjo epërsi u përmbys në rrëshqitjen e dytë nga suedezja.   

Francezja Tessa Worley renditet në pozitën e tretë apo me kohë më të mirë për 5 qindtat se pozita e katërt, Federica Brignone nga Italia.

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin nuk arriti në podium, por ngeci në pozitën e pestë me kohë më të dobët për 81 qindtat se pozita e parë.  

Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami nuk u paraqit në garën e sllallomit të madh.

Renditja 

1. Sara Hector (Suedia)    2:03,63 
2. Petra Vlhova (Sllovakia)     +0,15 
3. Tessa Worley (Franca) +0,52 
4. Federica Brignone (Italia)    +0,57 
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,81 
6. Thea Stjernesund (Norvegjia) +0,92 
7. Marta Bassino (Italia) +0,99 
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,04 
9. Ana Bucik (Sllovenia)    +1,23 
10. Maryna Gasienica-D. (Polonia)    +1,32

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat