Fio Maje, triumfon në biatlonin e 20 kilometra

Skijim

Fio Maje, triumfon në biatlonin e 20 kilometra

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:26
Fio Maje, triumfon në biatlonin e 20 kilometra

Atleti francez Kuentin Fio Maje është fituesi i garës së biatlonit në Lojërat Olimpike “Pekin 2022”.

Francezi e përfundoi garë e 20 kilometrave, me ndalesa në poligonin e qitjes, me kohë prej 48 minuta e 47 sekonda e 4 të qindta.

Ndonëse Fio Maje kishte dy penallti për gjuajtje të humbura, ai gjithsesi arriti të mposhtë konkurrencën dhe të fitojë medaljen e artë.

Me vetëm 14.8 sekonda vonesë, në vendin e dytë u ndal bjellorusi Anton Smolski, ndërsa fituesi i medaljes së artë nga Pheniani, Johanes Tinges Bo, u ndal në vendin e tretë, me vonesë prej 31 sekonda nga fituesi i garës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat