Ekipi olimpik i Kosovës vizitoi skitarin Dehari

Skijim

Ekipi olimpik i Kosovës vizitoi skitarin Dehari

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Ekipi olimpik i Kosovës vizitoi skitarin Dehari

Ekipi olimpik i Kosovës ka vizituar sot skitarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, i cili të martën lëndoi gjurin gjatë përgatitjeve për të realizuar ëndrrën për garim në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Dehari, që kishte bartur flamurin në ceremoninë hapëse, pritet të kthehet në vendlindje për t'iu nënshtruar operimit.

Ekipi ynë olimpik i dëshiroi shërim të shpejtë, me shpresën se do ta kalojë sa më parë këtë sfidë.

Ai është dashur të garojë në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat