Kryeziu dhe Kokaj përgatiten në Austri

Skijim

Kryeziu dhe Kokaj përgatiten në Austri

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:46
Kokaj

Skiatorët e kombëtares së Kosovës po përgatiten për edicionin e ri në Kosovë po ashtu edhe për garat e ndryshme ndërkombëtare.

“Dy garuesit e përfaqësueses sonë Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj nga data 20 nëntor janë duke marrë pjesë në kampin përgatitor të organizuar nga FIS në disa lokacione të ndryshme: Stubaital dhe Hintertux të Austrisë.

Sportistët tanë në këtë kamp do të qëndrojnë deri më 17 dhjetor, ku do të kenë rastin të zhvillojnë ushtrime teknike në akullnaja nga trajnerë ndërkombëtar të përzgjedhur nga FIS dhe organizatorët.

Urojmë sportistët tanë dhe shpresojmë se këto përgaditje do të ndihmojnë në arritjen e rezultateve në sezonin e re!”, thuhet në njoftimin FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat