Mikaela Shiffrin më e mira, 78 fitore në karrierën e saj  

Skijim

Mikaela Shiffrin më e mira, 78 fitore në karrierën e saj  

Nga: K. Goca Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:54
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka treguar formë të lartë në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Semmering të Austri. 

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:07:18 minuta, për 13 qindtat e kohës më të mirë se sllovakja Petra Vlhova. 
Shiffrin regjistron fitoren e 78-të në karrierën e saj.

Skiatorja italiane, Marta Bassine, renditet në pozitën e tretë por me 31 qindtat e sekondës më e dobët se fituesja e garës.

Image

Lara Gut Behrami

Lara Gut Behrami nuk ka pas ditën e saj, ka përfunduar në vend të shtatë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 43 qindtat se Shiffrin.

Në sllallom të madh, Bassino kryeson me 240 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 190, Gut-Behrami e Hector me 172 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 675 pikë, pasojnë Goggia 470, Vlhova 420 pikë etj.

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)   2:07:18
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0:13
3. Marta Bassino (Italia)    +0:31
4. Tessa Worley (Franca) +0,48
5. Federica Brignone (Italia)     +1,25
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +1,38
7. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +1,43
8. Sara Hector (Suedia)    +1,52
9. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1,73
10. Paula Moltzan (SHBA)    +1,81

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat