Nuk ka borë, zona e skive mbyllet përkohësisht 

Skijim

Nuk ka borë, zona e skive mbyllet përkohësisht 

Më: 1 janar 2023 Në ora: 18:39
Nuk ka borë, zona e skive mbyllet përkohësisht 

Zona e skive Splügen-Tambo në Zvicër ka njoftuar se nuk do të funksionojë më asnjë objekt nga e hëna. 

Arsyeja është sasia e madhe e ujit në shpatet, gjë që e bën të pamundur rregullimin.

Në zonën e skive Splügen-Tambo, sezoni përfundon më 2 janar deri në njoftimin më të ri. Sepse ka aq shumë ujë në shpatet saqë përgatitja është e pamundur, shkruan medimi zviceran “20min”.

Për shkak të temperaturave të larta, të cilat në fillim të vitit bënë që termometri të thyente temperaturën deri 20 gradë celsius në disa vende, bora nuk ngrin më as gjatë natës.

Megjithatë, zona e skive shpreson të jetë në gjendje të hapet sërish gjatë sezonit me borë dhe temperatura më të ulëta.

“Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së borës, reshjeve të mëdha dhe temperaturave të larta, ne duhet të mbyllim zonën tonë të skive që nga nesër, 2 janar 2023, deri në një njoftimin e ri.

Nuk është më e mundur për ne të përgatisim shpatet sepse kemi shumë ujë në shpatet tona dhe bora nuk ngrin më gjatë natës”, thuhet Bergbahnen Splügen-Tambo AG. Sa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat