Colturi: Pas rrëzimit tim në Zagreb jam mirë

Skijim

Colturi: Pas rrëzimit tim në Zagreb jam mirë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 11:34
Colturi

Skiatorja shqiptare Lara Colturi është rrëzuar në garën e sllallomit të zhvilluar në pistën e Zagrebit Kroaci, e vlefshme për Kupën e Botës për femra në ski. 16-vjeçarja shqiptare këtë vit debuton në Kupën e Botës, duke qenë skiatorja më e re në pistë e këtij sezoni.

Në lëshimim e parë, Kolturi është rrëzuar, duke mos e mbyllur dot garën dhe nuk ka mundur të japë një kohë, që do ta kualifikonte për në zbritjen e dytë. Përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, skiatorja sqaron se nuk do të zbresë sot në pistën e Zagrebit, për garën e radhës së sllallomit.

“Pas rrëzimit tim në Zagreb jam mirë, por nuk do të marr pjesë në garën e radhës aty”, sqaron Lara Colturi, sportistja italiane, me nënshtetësi shqiptare.

Ajo ka marrë pjesë në disa gara këtë sezon, duke grumbulluar deri më tani 31 pikë në Kupën e Botës. Colturi garon në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit gjigant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat