Fitore pas 49 viteve për Kanadanë! Gruaja e shqiptarit, e pesta

Skijim

Fitore pas 49 viteve për Kanadanë! Gruaja e shqiptarit, e pesta

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 janar 2023 Në ora: 14:13
Festë e madhe të kanadezet

Kanadezja Valerie Grenier është fituesja e madhe e sllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbajt në Kranjska Gora të

Sllovenisë. Rezultatin më të mirë të sllallomit të madh e ka arritur edhe sllovenja Ana Bucik, përfundoi e teta.

Fitorja e parë e Kanadasë në sllallomin e madh për femra që nga viti 1974.

Image

Valerie Grenier

Gëzimi i madh të kampi kanadez pas suksesin historik të skiatores Valerie Grenier. 

Skiatorja kanadeze zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:55.01 minuta, duke lënë pas për 37 qindtat italianen  Marta

Bassino. Petra Vlhova nga Sllovakia arriti në podium por për 13 qindtat e sekondës ka qenë më e shpejt se italianja Federica Brignone.

Grenier u kujdes për fitoren e parë të Kanadasë, fitore që nuk ishte shijuar që nga 6 janari i vitit 1974.

Grenier i dha fund edhe serisë së fitoreve të amerikanes Mikaela Shiffrin, e cila këtë herë u desh të kënaqej me vendin e 6-të.

Shiffrin fitoi gjashtë gara radhazi. Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, ka përfunduar në vend të pestë me kohë më të dobët për 56 qindtat se fituesja e garës. 

Image

Lara Gut-Behrami

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1.015 pikë, pasojnë Vlhova (646), Holdener (511),   Goggia (470), Gut-Behrami (416) etj.

Në sllallomin e madh, Bassino kryeson me 380 pikë, Shiffrin 300, Gut-Behrami 297 etj.

Renditja 

1. Valerie Grenier (Kanada) 1:55.01
2. Marta Bassino (Italia)    +0,37
3. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,40
4. Federica Brignone (Italia) +0,53
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra)     +0,56
6. Coralie Frasse Sombet (Franca)    +1.33
6. Mikaela Shiffrin (SHBA( +1.33
8. Ana Bucik (Sllovenia)    +1.38
9. Sara Hector (Suedia)     +1.50
10. Mina Holtmann (Norvegjia)    +1.65

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat