Mauro Caviezel mbyll karrierën

Skijim

Mauro Caviezel mbyll karrierën

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:03
Mauro Caviezel 

Skiatori zviceran Mauro Caviezel, pasi që përjetoi një rrënie të rëndë në fund të nëntorit, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij.

“U shërova mirë pas lëndimit të fundit. Fatkeqësisht, kjo nuk më mjafton për të vazhduar garat e skive.

Me një kokë të pastër dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm, me zemër të rënduar më duhej të kuptoja se kishte ardhur koha për t’u tërhequr”, shtoi fituesi i Globit të Kristalit në superslalom në vitin 2020.

Mauro Caviezel, 34 vjeç, u rrëzua gjatë një gare sllallomi në Lek Luis në fund të nëntorit dhe pësoi një dëmtim traumatik të trurit. Ai gjithashtu pësoi një tronditje të madhe pas një rënieje në janar të vitit 2021.

Kujtojmë se Kavitzel ka 12 podiume të Kupës së Botës, duke përfshirë një fitore në Val d’Isere në dhjetor 202.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat