Gruaja e Valon Behramit - e treta, Brignone fiton garën

Skijim

Gruaja e Valon Behramit - e treta, Brignone fiton garën

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2023 Në ora: 13:23
Lara Gut-Behrami

Skiatorja zvicerane, Lara Gut - Behrami, ndryshe gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në St. Anton të Austrisë.  

Lara Gut – Behrami mbetet për 66 qindtat e sekondës larg fitueses së garës, Federica Brignone nga Italia.

Federica Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:00,21 minuta apo për 54 qindtat ishte më e shpejt se Joana Hählen.

Image

Federica Brignone

Ditë e keqe për skiatoren italiane Sofia Goggia e cila u rrëzua në shteg.

Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme me 1195 pikë, pasojnë Vlhova (796); Holdener (569) etj. Në supersllallom të madh, Curtoni e  Mowinckel kryesojnë me nga 140pikë.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia) 1:00,21
2. Joana Hählen (Zvicra) +0,54
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,66
4. Tessa Worley (Franca)    +0,82
5. Tamara Tippler (Austria) +0,89
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,96
7. Kira Weidle (Gjermania) +0,97
8. Marta Bassino (Italia)     +1,03
9. Cornelia Hütter (Austria)    +1,07
10. Laura Gauche (Franca)    +1,08

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat