Kampionia e botës do të 'fluturojë' për Kosovën

Skijim

Kampionia e botës do të 'fluturojë' për Kosovën

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:59
Sophie Sorschag

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK).

FSK ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila Tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.

24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat